Pamje e disa shtëpive të shkatërruara, si pasojë e përmbytjeve në Gjermani.
Një shtetas i Kosovës ka humbur jetën në përmbytjet në Gjermani, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Zyra për Informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë .
“Bazuar në të dhënat zyrtare, deri më tani ka humbur jetën një person me shtetësi kosovare, si dhe një person tjetër që ka njërin prind me shtetësi të Kosovës, përderisa viktima mban shtetësinë gjermane”, thuhet në deklaratën e MPJD-së.
Gjermania, javën e kaluar, është përfshirë nga përmbytje masive.
Mbi 160 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa mbi 150 mbeten të zhdukur.
Dy landet më të prekura nga përmbytjet janë: Rajnland Falc dhe Nordrajn Vesthalen.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vizitoi të martën zonat e përmbytura në landin Nordrajn Vesthalen, ku premtoi ndihmë emergjente për njerëzit e prekur.
“Do të bëhen të gjitha përpjekjet që paratë të arrijnë shpejt te njerëzit. Shpresoj që kjo të realizohet brenda ditësh”, tha Merkel.
Kancelarja ka vizituar ditë më parë edhe zonat e prekura në Rajnland Falc./REL/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...