Zyrtarët afganë thanë se së paku tri raketa ranë në qendër të Kabulit, pak para se presidenti afgan, Ashraf Ghani, të mbante një fjalim për festën e Kurban Bajramit.
Raketat ranë derisa besimtarët faleshin jashtë Zonës së Gjelbër, ku ndodhet Pallati Presidencial, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Mirwais Stanikzai.
Ai tha se nuk ka të plagosur.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori ende asnjë grup.
Disa minuta pas, Ghani mbajti fjalimin, duke thënë se talibanët nuk kanë “asnjë qëllim dhe vullnet për paqe”.
Talibanët kanë intensifikuar luftimet kundër forcave qeveritare afgane, prejse trupat e huaja kanë nisur tërheqjen zyrtare nga Afganistani, më 1 maj, raporton REL.
Talibanët kanë thënë së voni se luftëtarët e tyre kanë marrë nën kontroll 85 për qind të territorit afgan.
Ministrja e Arsimit në RMV nuk i lejon të flasin shqip, mome...
Bajrami kërkon heqjen e plotë të masave, zyrtarja e BE-së vl...
Derisa priten faturat e reja të rrymës, Kosova paguan edhe p...
Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake – në maj...
Aksident në Ozdrim të Pejës, lëndohen katër persona
Përplasje fizike në Big Brother? Marko eskalon ndaj Shëndrit...