Pak më shumë se një javë pasi Richard Branson fluturoi në buzë të hapësirës, miliarderi tjetër Jeff Bezos është gati të ndërmarrë udhëtimin e ngjashëm me raketën e tij.
Bezos do të fluturojë drejt hapësirës të martën, me një raketë dhe kapsulë të zhvilluar nga Blue Origin.
Bashkë me të do të udhëtojë dhe vëllai i tij Mark, 82 vjeçarja Wally Funk – që do të jetë personi më i vjetër që do të udhëtojë drejt hapësirës dhe 18-vjeçari Oliver Daemen.
Do të jetë fluturimi i parë njerëzor i nisur nga kompania hapësinore e tij, Blue Origin.
Fluturimi do të shënojë një moment historik në misionin për të dërguar klientë që paguajnë drejt hapësirës dhe për të vazhduar industrinë e turizmit hapësinor.
“Që kur isha pesë vjeç, kam ëndërruar të udhëtoj në hapësirë,” thotë Bezos duke shtuar se është një ëndërr që e ka pasur tërë jetën.
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...