Juventusi është duke e menduar mundësinë për ta afruar mesfushorin e Paris Saint-Germain, Leandro Paredes, si zëvendësues të mundshëm të Arthur Melos, i cili do të mungojë gjatë si pasojë e një lëndimi.
Mesfushori brazilian Arthur do të mungojë së paku tre muaj, pasi u operua për ta shëruar një lëndim që e kishte pësuar në shkurt.
Sipas gazetës italiane La Repubblica, i kanë sytë në Paredesin për ta mbushur boshllëkun e lënë nga braziliani.
Juventusi i ka propozuar PSG-së marrëveshje huazimi me mundësi blerjeje në fund të sezonit.
27-vjeçari, i cili ka luajtur në Serie A në të kaluarën për klube si Chievo, Empoli dhe Roma, iu bashkua PSG-së më 2019 nga Zeniti dhe marrëveshja me klubin i mbaron në verën e vitit 2023.
Mediat italiane raportojnë se Juventusi është i interesuar për Paredesin, pavarësisht se a e afron Manuel Locatellin nga Sassuolo apo jo. /GE/
Haxhiu bën ndryshimin e parë si u.d. presidente, i ndërron e...
Begaj uron besimtarët e krishterë për Pashkët: Shpresë, paqe...
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?