Rezoluta e OBRM-PDUKM-së për çështjen me Bullgarinë, javën e ardhshme me shumë gjasë do të jetë në rend dite të seancës plenare, ka njoftuar nga foltorja Kuvendit, kryeparlamentari Talat Xhaferi.
“Rezoluta ka arritur në Kuvend dhe është në fazën përgatitore që të shpërndahet te deputetët. Sipas Rregullores, për aktet të cilat nuk janë shpërndarë deri te deputetët, nuk mund të fillojë procedura e Kuvendit. Shpresoj se javën e ardhshme do të përgatitet tërë materiali. Nuk ka filluar procedura juridike për dokumentin në fjalë”, tha Xhaferi.
Tanimë dihet, partia në pushtet, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë nuk do ta pranojë, për shkak të mospërdorimit të emrit kushtetues në preambulën e Rezolutës, siç është Maqedonia e Veriut.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur mbështetje publike për të njëjtën, ndërkaq opozita shqiptare ka kërkuar debat më të gjerë për përpilimin e saj dhe më pas edhe miratimin.
Në Rezolutë e cila ka të bëjë me vijat shtetërore në negociatat me Bullgarinë, kërkohet që bisedimet të zhvillohen në mënyrë të barabartë dhe parimore dhe të respektohen njohuritë e shkencës maqedonase, rreth autoktonisë së gjuhës maqedonase dhe vazhdimësisë së saj historike, gjuhësore dhe kulturore.
Inzaghi thyen heshtjen për transferimin te Al-Hilal dhe larg...
Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojt...
Prokuroria Speciale lëshon letër-rreshtim ndaj Radoiçiqit
Zbulohet shtatorja e nënës Zahide Jashari
Osmani: Aleanca me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n, në ADN-në e sh...
Më 1 korrik nis periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhg...