Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend.
Nga MSH thonë se janë aplikuar gjithsej 700.193 doza të vaksinave, ndërsa 259.894 qytetarë janë rivaksinuar.
“Dje janë vaksinuar gjithsej 12.821 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 5.401 qytetarë. 58% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 55% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 50% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 40% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”, thonë nga MSH.
Ndryshe, prej 12 korrikut në RMV ka filluar edhe vaksinimi në terren kundër COVID-19./Telegrafi/
Pajtohen dhe përqafohen mes vete Berat Buzhala dhe Albatros ...
Përfundon afati për aplikimin e legalizimit të objekteve në ...
Pas incidentit në studio me Albatros Rexhajn, reagon Berat B...
Përplasje fizike në emision, Berat Buzhala godet Albatros Re...
IKSHPK: Në Kosovë dominon gripi A/H3N2
Haxhiu: Votimi i rezolutës riafirmoi qëndrimin tonë për drej...