Një rekord i amerikanëve kanë vdekur nga mbidoza e drogës vitin e kaluar, teksa Shtetet e Bashkuara janë përballur me pandemi të koronavirusit, kanë treguar të dhënat zyrtare.
Në total, vlerësohet se 93,331 amerikanë kanë vdekur nga mbidoza më 2020 – çka përbën rritje për 30 për qind për dallim nga viti paraprak.
Ekspertët besojnë se kjo rritje tregon sa vdekjeprurëse janë bërë drogat, si dhe për ndikimin e pandemisë në shoqëri.
Kjo rritje e numrit të viktimave është thënë të jetë pasojë e përdorimit të ilaçit fentanyl.
Ky opoiod i fuqishëm sintetik besohet se është rreth 50 herë më i fuqishëm sesa heroina.
Ekspertët besojnë se ky ilaç ka “helmuar” drogat tjera, pasi shitësit e drogës nëpër rrugë, i përziejnë substancat me të, për t’i bërë më të fuqishme.
Izolimi dhe ndjenjat e vetmisë përgjatë periudhës së pandemisë, është thënë të jenë fajtorë për rritjen e numrit të vdekjeve të lidhura me drogën.
“Ky është numri më i lartë i vdekjeve nga mbidoza, që është regjistruar në periudhë 12-mujore, dhe rritja më e madhe nga viti 1999”, ka thënë drejtorja e Institutit amerikan për abuzim me drogë, Nora Volkow.
Të dhënat e prezantuara të martën kanë treguar se rreth 250 vdekje nga mbidoza janë regjistruar çdo ditë, apo 11 brenda një ore./REL/
Araujo rikthehet në stërvitje tek Barça, gati për Superkupën...
Policia gjobit shoferin që hodhi mbeturina nga vetura në rru...
Musk pranon ftesën e Netanyahut për vizitë në Izrael
Miratohet ulja e çmimit për ngrohje, ZRRE jep detaje: Në Ter...
Numërohen 35% e votave për kandidatët për deputet- këta janë...
Kryeprokurori flet për rastin tragjik në Prizren: Nëna me fë...