Bekim Jashari e Elbert Krasniqi nënshkruajnë marrëveshje për projektin për personat me nevoja të veçanta.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me ministrin e Ministrisë së Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për bashkëfinancimin e projektit “Krijimi i kushteve infrastrukturore për personat me nevoja të veçanta”, i cili përfshin ndërtimin e shtegut sinjalizues për personat e verbër në sheshin “Adem Jashari”, instalimin e sinjalistikës në semafora për personat e verbër si dhe rregullimin e çasjeve në shesh dhe në hapësirat e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”, për personat me nevoja të veçanta.
Duke u shprehur i lumtur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, Jashari, tha se me projekte konkrete po deshmohet përkushtimi i ynë për secilën kategori dhe grup social të komunës sonë./arbresh.info/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...