Në listën e re me kategorizime të vendeve shtetasit e të cilave lejohen të hyjnë në Qipro, Maqedonia edhe më tej është në zonën e portokalltë.
Kjo do të thotë se nëse shtetasit e Maqedonisë dëshirojnë të hyjnë në Qipro, duhet të posedojnë test negativ PCR, jo më të vjetër se 72 orë.
Qipro që nga java e kaluar, Maqedoninë e Veriut nga zona e kuqe e ka vendosur në zonën e portokalltë.
Në lidhje me turistët e vaksinuar, Ministria e Shëndetësisë e Qipros ka njoftuar se që nga 10 maji, ata janë liruar nga posedimi i testit negativ dhe karantina, por të njëjtit duhet të posedojnë certifikatë se janë vaksinuar./Telegrafi/
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike