Kryetari aktual i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov falënderoi Këshillin Drejtues të LSDM-së që në mbledhjen e djeshme u vërtetua kandidatura e tij edhe për një mandat në Bashkinë e Shkupit.
“Falënderoj partinë time për besimin dhe mbështetjen. Shkupi meriton më të mirën, ndërsa ne vazhdojmë bashkërisht në fitore të reja”, u shpreh Shilegov.
Gjatë ditës së djeshme, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pas mbledhjes bëri të ditur 30 kandidatët për kryetarë komunash që LSDM do t’i mbështesë. Ai shtoi se në bazë të anketave kanë përzgjedhur më të mirët.
Ndryshe, në garën për të parin e Bashkisë së Shkupit, Shilegovin pritet ta mbështesin edhe dy partitë shqiptare BDI dhe PDSH./Telegrafi/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...