Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar trajtim me urgjencë rastit ku dyshohet se rreth 1000 qytetarë të fshatrave të Deçanit janë helmuar nga uji i pijshëm.
Ai gjatë vizitës që ka bërë në QKMF-në e Deçanit ka thënë se ky rast është i çuditshëm, raporton arbresh.info.
Osmani në prononcim për media ka ofruar mbështetje institucionale.
“Të helmuarit janë në gjendje stabile. U njoftuam me problemet që janë ballafaqua për shkak të mungesës së barnave. MSh-ja ka konfirmuar se do të furnizohet me barna. Ne do të presim rezultatet e hetimet është rast shumë i çuditshëm, pasi fshatrat që janë furnizuar nga i njëjti ujësjell janë ankuar, por po ashtu edhe fshatrat që nuk janë furnizuar nga ky rrjet i ujësjellësit janë ankuar. Përpos analizave kimike po presim edhe analizat biologjike. Po pres që institucionet e hetuesitë ta trajtojnë rastin me urgjencë. Si institucione ofruam mbështetjen e plotë”,tha Osmani.
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se sot gjendja është më e mirë pas edhe intervenimi të Qeverisë.
“Sot është pak ma mirë pasi edhe institucionet e vendit kanë ardhur për të na vizituar. Ministri na ka premtuar që do ti siguroj barnat esenciale që na duhen pasi ka pas mungesë. Po presim që analizat të thonë fjalën përfundimtare rreth këtij helmimi”.
Kujtojmë se nga ky helmim deri tash kanë kërkuar ndihmë mjekësorë rreth 900 persona. Ata dyshohet se janë helmuar nga uji që furnizohet nga “Hidrodrini”/ V.S/./arbresh.info/
https://www.arbresh.info/lajmet/gervalla-shpreh-gatishmerine-e-qeverise-per-te-ndihmuar-komunen-e-decanit/
Kokainë brenda “lëkurës së gjedhëve” me vlerë 3.6 milionë eu...
Dëmtohet Kurani në Gjakovë – policia nis hetimet
Trump: Irani dëshiron marrëveshje!
Shtetasi i Malit të Zi arrestohet në Prishtinë për vjedhje t...
IKSHPK njofton se në cilat zona të vendit nuk rekomandohet u...
Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut zhvillon aktivitet ...