Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta pas situatës në Deçan ku janë helmuar mbi 900 persona ka thënë se po e përcjell me shqetësim situatën emergjente atje.
Në një shkrim në Facebook, Meta thotë se qytetarëve të helmuar ju uron shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të kësaj situate.
“Familjeve të tyre ju shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim më të thellë”, thotë ai.
Meta ka thënë se Qeveria shqiptare duhet t’i gjendet pranë institucioneve të Kosovës me ekspertizë dhe ndihmë të nevojshme.
“Me besimin e plotë se institucionet shtetërore përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet dhe po bëjnë përpjekjet e duhura për zbulimin, zbardhjen e shkaqeve dhe kapërcimin e tyre, e nxis Qeverinë shqiptare t’u gjendet pranë, sipas mundësive, me ekspertizë dhe çdo ndihmë të nevojshme. Shqipëria dhe Kosova gjithmonë krah njëra-tjetrës”, tha ai.
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...