Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se ka filluar zbatimi i planit të ri operativ për grumbullimin e mbeturinave në Komunën e Prishtinës.
Ky plan përshkruan hollësisht ndarjen e qytetit në zona dhe nënzona, specifikimin e llojit të shërbimit për grumbullimin e mbeturinave si dhe orarin e grumbullimit të tyre, i cili në disa lagje ka pësuar ndryshime.
“Banorët e lagjeve në të cilat orari i grumbullimit të mbeturinave ka pësuar ndryshime janë njoftuar përmes një njoftimi që u është dorëzuar në formë fizike javën e kaluar.
Tre javët e para të zbatimit të këtij Plani do të jenë javë testuese. Gjatë kësaj periudhe qytetarët mund të shprehin përshtypjet e tyre lidhur me përshtatshmërinë e orarit apo edhe propozimet eventuale për plotësim-ndryshim të këtij Plani Operativ.
Poashtu, publikimi i këtij Plani u jep mundësi qytetarëve ta monitorojnë respektimin e zbatimit të tij meqë ai specifikon për secilën rrugë ditën dhe orën e ofrimit të shërbimit të grumbullimit të mbeturinave. Prandaj, inkurajojmë qytetarët që ta ofrojnë bashkëpunimin e tyre në këtë drejtim, shkruan Ahmeti në Facebook..
Të gjitha informatat e nevojshme për Planin e ri Operativ mund t’i gjeni në ëeb faqen e Komunës së Prishtinës, në vegëzën e mëposhtme./arbresh.info/
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...