Është arrestuar një person i dyshuar (A.A.) i cili përmes rrjeteve sociale dyshohet se ka mashtruar qytetarët duke u kërkuar atyre të holla që të ndihmojnë fëmijët/personat e sëmurë.
I dyshuari për kryerjen e këtij mashtrimi ka përdorur pa autorizim fotografi të fëmijëve/personave të sëmurë, duke i postuar në rrjete sociale dhe pastaj qytetarët kanë bërë pagesa në vlera të ndryshme përmes institucioneve financiare (para të shpejta), duke besuar se janë duke i dërguar paratë tek personat në nevojë, në këtë rast te personat e sëmurë.
Njësitë policore i kanë kontrolluar dy lokacione dhe në cilësinë e provave kanë sekuestruar:
Një telefon celular dheNjë laptop
Pas përfundimit të procedurave intervistuese me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Kosovë, 2500 persona jetojnë me diabet të tipit 1, prej tyre...
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...
Vdekjet në vendin e punës, Hoti: Do të nisim aksion inspekti...
Sekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë në Ferizaj, arrestoh...
Vdes 36-vjeçari në Shtime, policia nis hetimet
Tottenham në krizë të thellë, rrezikon rënien nga liga pas 4...