Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori i Hetimeve të Korrupsionit në vazhdën e veprimeve hetimore të zhvilluara lidhur me dyshimet për keqpërdorime dhe marrje të patentë shoferit përmes ryshfetit, me datë 11.07.2021 ka arrestuar personin e katërt të dyshuar A.G. (1972), i cili ka qenë në kërkim policor lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale “Pranim i ryshfetit në sektorin privat” në bashkryerje nga neni 309 dhe “Ndihma” në kryerjen e veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” neni 426.
Ky arrestim është vazhdimësi e rastit të datës 09.07.2021 me ç ‘rast janë arrestuar edhe 3 (tre) të dyshuar tjerë, ku Policia e Kosovës ka publikuar komunikatë zyrtare në datën e lartëshenuar.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit nga PTH-Prishtinë, personi i dyshuar ndalohet për 48 orë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saja ligjore, në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...