Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti në takim një delegacion nga Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës.
Ministri Sveçla u informua hollësisht lidhur me shqetësimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit gjatë kryerjes së detyrave të përditshme dhe përgjegjësive në shpëtimin e jetëve të qytetarëve në rrezik.
Me këtë rast, ministri Sveçla tha se e çmon lartë profesionalizmin që kanë zjarrfikësit e Republikës së Kosovës, përkundër kushteve të pavolitshme në të cilat punojnë.
Ai u zotua se zjarrfikësit do të kenë mbështetjen e plotë nga Ministria e Punëve të Brendshme në zgjidhjen e statusit të tyre në mënyrë që të përmbushin me sukses detyrat dhe misionin e tyre.
Zogaj: Po flitet për rikthimin e Osmanit në LDK, do ta anali...
Mjekët e rinj të Vlorës, Rama: Shembull përkushtimi dhe prof...
Trump kritikon liderin e ri të Iranit: Emërimi i Mojtaba Kha...
Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...