Një i ri ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme pas një konflikti fizik në fshatin Grabjan të Vlorës. Ndërkohë sipas burimeve të ABC raportohet se njëri prej tyre ka denoncuar se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.
Sipas Policisë ngjarja ndodhi rreth orës 20:10, në fshatin Grabjan, Vlorë, ku dyshohet se shtetasi E. B., 28 vjeç, për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin G. R., 21 vjeç, i cili ka dëmtime në krahë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin E.B.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...