Njohësit e çështjeve ekonomike në Kosovë, vlerësojnë se rritja ekonomike prej 7.9% sipas ministrit Hekuran Murati është e paarritshme, duke marr për bazë premisat e Bankës Botërore.
Ky reagim vije pas paralajmërimit të këtij te fundit për rritjen ekonomike në vend prej 7.9%.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu është shprehur se edhe pse kohëve të fundit ka të hyra të mira, ato gjithsesi nuk mjaftojnë.
E këtë nismë si jo të arritshme po e konsideron po ashtu edhe Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini duke pohuar se nuk mund të shkohet me rritje më të madhe ekonomike se 4 për qind, apo katër e gjysmë.
Edhe pse Shahini thotë se do të dëshironte të ishte gabim në këtë parashikim, por që sipas tij fondi monetar e as Banka Botërore nuk parashohin diçka të tillë, shkruan Klankosova.tv.
Trump përfundon vizitën shtetërore në Kinë
QKUK: 25-vjeçari në gjendje kome pasi u plagos mbrëmë në Pri...
Hamza: Qeveria të ndalë provokimet dhe keqpërdorimin e shtet...
“Një këngë me një mesazh”, BBC vlerëson performancën e Alis:...
A duhet partitë ta paraqesin nga një emër për president para...
Rama vizitë zyrtare në Estoni, merr pjesë në Konferencën Len...