Ish- kreu i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) , Kadri Veseli ka ardhur në Kosovë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zyra për media e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Veseli ka ardhur për të qëndruar pranë familjes së tij me rastin e vdekjes së babait të tij Fazli Veseli.
Angela Griep, Shefe e Njësisë për Informim dhe Komunikim me Publikun i ka thënë arbresh.info se Veseli është lejuar të vijë në Kosovë për të marrë pjesë në të pamën e babait të tij.
“Gjyqtari i procedurës paraprake udhëzoi Zyrën e Regjistrimit që të lejonte zotëri Kadri Veselin për një vizitë nën mbikëqyrje me familjen e tij të ngushtë për rastin e vdekjes së babait. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka thënë Griep për arbresh.info.
Ndryshe, Fazli Veseli, babai i Kadri Veselit ndërroi jetë të mërkurën në moshën 94 vjeçare dhe po të njëjtën ditë u varros.
Veseli u kishte dërguar letër familjarëve të tyre që të mos e presin dhe të kryhet ceremonia e varrimit.
Të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishin shumë fytyra publike e politike./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...