Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin norvegjez Jens Erik Grøndahl, me ç’rast nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi me qëllim të avancimit të projektit “Zhvillimi i Shërbimit Ligjor Informativ” (Law Data).
Qëllimi i këtij projekti, financues i të cilit është Ministria e Jashtme Norvegjeze, është fuqizimi dhe promovimi i transparencës dhe efikasitetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe institucioneve tjera shtetërore të sundimit të ligjit në Kosovë.
Këtë Memorandum më parë e kanë nënshkruar edhe Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani. /arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...