Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditëve në vijim do të ketë ulje të temperaturave maksimale për disa gradë.
Sipas institutit, vranësirat e dendura të cilat parashihen ta përfshijnë vendin nuk do të jenë stabile dhe si pasojë do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Njoftimi i plotë:
Fushat me presion të lartë që ishin prezent gjatë ditëve të fundit dalëngadalë po dobësohen. Në fushat barike do të ketë rënie duke ndikuar në çrregullimin e kushteve meteorologjike. Vranësirat e dendura të cilat parashihen ta përfshijnë vendin nuk do të jenë stabile dhe si pasojë do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Gjatë këtyre proceseve fizike nuk do të mungojnë rrezet e diellit duke ndikuar në rritjen e grafikut termik në vlera relativisht të larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalist e fortë nga drejtimi i verilindjes./arbresh.info/

Katër shtetas afganë përleshen mes vete në Prishtinë, dy të ...
Arrestohet 41-vjeçari në Krujë që përfitoi kredi në emër të ...
Rrugëtimi historik i Dritës: 16 ndeshje, fitore gjigante dhe...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy p...
Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 23 persona të arrestuar
Policia jep detaje shtesë lidhur me rastin në ‘’Breg të Diel...