Ditët e fundit për shkak të thatësirës dhe të temperaturave të larta është rritur numri i rasteve të pickimit nga merimangat dhe nga gjarpërinjtë në disa zona të Fierit.
Mjeku toksikolog Lulzim Banushi në një prononcim për mediat ka bërë me dije se në spital janë paraqitur 10 raste të pickimeve nga merimanga.
Ndër të tjera ai thekson se shqetësuese situatën e bën fakti se nuk është vetëm merimanga e zezë por edhe merimangat e llojeve të tjera ato që kanë shkaktuar raste klinike të rënda.
“Medikamentet që na duhen dhe janë në qarkullim brenda vendi tonë i kemi në dispozicion që nga serumi kundër helmit dhe nga ilaçet e tjera kundërhelmit”, ka thënë ai.
Fermerët janë dhe personat më të ekspozuar dhe rrezikuar nga pickimi i insekteve gjatë punëve në bujqësi. Mjekët bëjnë apel qytetarëve që të bëjnë kujdes, pasi helmi i tyre bëhet më toksik për shkak të temperaturave të larta, duke e bërë që të jetë më i rrezikshëm sesa ai i gjarpërinjve./shekulli/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...