Kryeministri Zoran Zaev në “Facebook” shkroi se investimi në kushte më të mira për studentët konsiderohet si investim kapital në të ardhmen e shtetit. Ai theksoi se 40 mijë studentët nga tetori do të marrin subvencione për ushqim të paguart.
Zaev theksoi se mbështetja financiare është 2.400 denarë në muaj, ndërsa mjetet do të sigurohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
“Mjetet do të paguhet në mënyrë të drejtpërdrejtë në xhirollogarinë e studentëve të cilët i përmbushin kushtet, ndërsa përveç objekteve hotelerike, kartelat do të mund të përdoren edhe në markete”, shkruan Zaev.
Këtë masë, shton kryeministri Zaev, do të mund ta shfrytëzojnë studentët e rregullt nga universitetet shtetërore dhe private.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë