Pas Samitit të Berlinit, të udhëhequr nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, për të diskutuar mbi vazhdimësinë e procesit të Berlinit dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadoren Susanne Schütz, Drejtore për Evropën Juglindore, Turqi, OSBE dhe Këshill të Evropës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Bashkëpunimi rajonal i qëndrueshëm ndërtohet mbi vlerat e barazisë në mes palëve dhe duhet të jetë në shërbim të avancimit të rajonit në rrugën drejt Bashkimit Evropian e jo me qëllim zëvendësimin e tij, tha Kurti, njofton zyra e kryeministrit.
Kryeministri Kurti e njoftoi ambasadoren Schütz për punën dhe arritjet e qeverisë në 100 ditët e para.
Ai tha se menaxhimi i mirë i pandemisë COVID-19, reformat e nisura në drejtësi, luftimi i krimit dhe ruajtja e parasë publike kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e besimit të qytetarëve në institucione.
Ai shtoi se kjo ka ndikuar edhe në indikatorët ekonomik, të cilët tregojnë se në pesëmujorin e parë të vitit, aktiviteti ekonomik është rritur për 15%, të hyrat buxhetore për 30% dhe eksporti për 66%, kurse rritja ekonomike për këtë vit parashihet të jetë 7.9%.
Ambasadorja Schütz e uroi kryeministrin Kurti për detyrën e re dhe punën e tij.
Ajo tha se Gjermania e mbështetë Kosovën në rrugën e saj për integrim evropian dhe e përkrahë bashkëpunimin rajonal në kuadër të procesit të Berlinit.
Gjithashtu theksoi rëndësinë e progresit në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian./arbresh.info/
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...
Arsim Bajrami shpreh gatishmërinë të kandidojë për President