Kuvendi i Izraelit sot (të martën) dështoi që t’ia zgjasë afatin e vlefshmërisë një ligji të kontestuar, me të cilin iu ndalohej shtetësia apo leja e banimit palestinezëve nga Bregu i pushtuar Perëndimor dhe Gaza, të cilët janë të martuar me shtetas izraelitë.
Me vota të barabarta, 59 për e 59 kundër, Knesset-i (Kuvendi i Izraelit) dështoi të martën në mëngjes që ta miratonte zgjatjen e afatit të ligjit të vitit 2003, ndonëse për këtë veprim nevojitej vetëm shumica e thjeshtë. Kryeministri Naftali Bennett tha se rezultati i këtij votimi është goditje e paramenduar dhe e drejtpërdrejtë ndaj sigurisë kombëtare, shkruan Reuters, transmeton arbresh.info
Dy deputetë të Listës Arabe abstenuan në votim. Për ta kundërshtuar qeverinë, edhe ish-kryeministri, Benjamin Netanyahu, dhe katër deputetë të tjerë të partisë së tij djathtiste, Likud, të cilët më parë e kishin përkrahur këtë ligj, votuan kundër. Një votë kundër ishte edhe nga radhët e partisë së kryeministrit Bennett.
Izraeli e kishte miratuar këtë ligj në kulmin e kryengritjes së palestinezëve. Shumica e përkrahësve të ligjit thonë se ai ndihmon për ta garantuar sigurinë, ndërsa të tjerët thonë se ligji ia ruan Izraelit “karakterin hebre”. Që nga viti 2003, afati i vlefshmërisë këtij ligji i ishte zgjatur çdo vit.
Megjithatë, kritikët thonë se ky ligj diskriminon 21 për qind të pakicës arabe në Izrael, të cilët janë palestinezë për nga trashëgimia, duke ua ndaluar zgjerimin e shtetësisë dhe të drejtave të banimit të përhershëm edhe për ata me të cilët martohen. /arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...