Në fjalën e tij në Procesin e Berlinit, kryeministri shqiptar Edi Rama falënderoi kancelaren gjermane Angela Merkel për atë që ka bërë për Ballkanin Perëndimor duke u shprehur se ajo e ka mbajtur gjallë shpresën tek e ardhmja të cilën, sipas tij, BE-ja po e shuan.
“E di që nuk të pëlqejnë lëvdatat, por mendoj se procesi që nisët ka qenë vërtetë shumë i rëndësishëm për të mbajtur gjallë atë që BE-ja po e shuan, flakën e shpresës tek e ardhmja. Është shumë e rëndësishme që ne të kemi më shumë autorësi në proces”.
Kryeministri shqiptar u shpreh se procesi i integrimit europian të rajonit të Ballkanit Perëndimor po shtypet nga nacionalizmat e BE-së.
“Është e trishtë dhe të gjithë e dinë që ndërkohë procesi i integrimit europian të të gjithë rajonit në BE, që dikur shihej dhe tregohej si rruga e duhur për të nënshtruar nacionalizmat ballkanikë, është shndërruar tanimë në një proces që shtypet nga nacionalizmat e BE-së”.
“Ja që, herë aty e herë këtu, nacionalizmat në BE po e ndërlikojnë shumë rrugëtimin tonë europian e po luajnë shumë rolin e kundërt me të. Megjithatë, siç thoshte edhe legjendari Donald Trump, “Është kjo që është”, kësisoj na duhet të ecim përpara me atë çka kemi. E me këtë çka kemi, mendojmë vërtetë se Procesi i Berlinit dhe ajo çka është shpërfaqur prej tij, është shtylla më e fortë e shpresës për të ardhmen”, tha Rama./ A2 CNN
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG
Tahiri: Strategjia e Kurtit, pamundësimi i ndërtimit të kons...
“Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin...
Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit