Të paktën 17 persona janë vrarë pasi një avion ushtarak u rrëzua në jug të Filipineve, njoftoi më 4 korrik Ministria e Mbrojtjes së këtij shteti.
Avioni me 92 persona në bord u rrëzua pasi doli nga pista gjatë ngritjes, raportuan mediat.
Të paktën 40 ushtarë janë shpëtuar nga rrëzimi në ishullin Jolo, që gjendet 1.000 kilometra në jug të Manilës, tha gjenerali Cirilito Sobejana.
“Po bëjmë më të mirën për të shpëtuar pasagjerët”, tha ai për gazetarët.
Fotografitë e publikuara nga vendi i ngjarjes shfaqin tym dhe flakë nga aeroplani, i cili është rrëzuar në mesin e disa drunjve.
The New York Times ka raportuar se të paktën 17 trupa të pajetë janë gjetur, ndërkaq një komandant lokal është cituar të ketë thënë se numri i viktimave pritet të rritet.
Shumica e pasagjerëve të këtij aeroplani ishin persona që sapo kishin diplomuar nga ushtrimet bazike ushtarake dhe po udhëtonin drejt një ishulli për t’iu bashkuar një taskë-force që lufton terrorizmin në këtë rajon me shumicë myslimane./REL/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...