Gjykata e posaçme la sot në burg efektivin e komisariatit numër dy në Tiranë Elefterios Sullaj që u arrestua dy ditë më parë së bashku me Mikel Zhegun dhe Ersi Tafën me akuzën e korrupsionit dhe trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin që drejtohej nga Sullaj, policia gjeti një sasi kokainë që dyshohet se do të trafikohej nga këta persona.
Përballë gjykatës Sullaj ka mohuar se ka qenë i përfshirë në trafikun e lëndës narkotike, duke u shprehur se është vetëm përdorues dhe është shok me Mikel Zhegun. Sipas prokurorisë, hetimi ka nisur në 2019-tën dhe ka rezultuar se, gjatë komunikimeve telefonike efektivi favorizonte në aktivitetin kriminal të shitjes së kokainës.
Mikel Zhegu sa herë ndalohet nga policia komunikonte në telefon me Sullajn, ku ky i fundit i thotë “jepu ndonjë kafe se atë duan ata dhe të lënë”. Ndërkohë në disa komunikime tjera, polici i kërkon Zhegut lëndë narkotike./abcnews/
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...
Goditet trafiku i drogës në Doganaj–Kaçanik: Dy shtetas të M...
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhje...
Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
Vajza 7-vjeçare goditet nga vetura në Surkish të Podujevës, ...
Prishtinë: Tre të mitur kapen në flagrancë duke tentuar të v...