Ditë më parë një breshër i madh kaploi komunën e Mitrovicës dhe atë të Podujevës.
Shumë toka bujqësore në fshatra të këtyre komunave u dëmtuan nga moti i ligë.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, sot ka vizituar fermerët e fshatrave Vidimriq, Çabër dhe Koshtovë të komunës së Mitrovicës dhe Zubim Potokut.
Sipas tij, dëmi nga breshëri ishte shumë i madh.
Ai premtoi se janë duke u angazhuar që t’iu dalin në ndihmë fermerëve që t’iu sigurojnë edhe sigurimet bujqësore.
Postimi:
Sot bashkë me Drejtorin e Bujqësisë në Komunën e Mitrovicës z. Ekrem Sadiku vizituam fermerët e fshatrave Vidimriq, Çabër dhe Koshtovë të komunës së Mitrovicës dhe Zubim Potokut. Dëmi nga breshëri fatkeqsisht ishte shumë i madhë.
Ne si Ministri e Bujqësisë po punojmë që të hartojmë politika të qëndrueshme edhe në ndërmarrjen e masave preventive nga dëme të tilla, gjithashtu po angazhohemi që në një të ardhme të afërt t’i përfshijmë sigurimet bujqësore për shumicën e kulturave bujqësore.
Në mbledhjet e radhës së Qeverisë, kam proceduar si pikë të rendit të ditës kompenzimin e dëmëve për kulturat bujqësore në vlerë prej 1.3 milion euro./arbresh.info/

Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë