Endrit Thaçi, djali i ish-kreut të PDK’së dhe themeluesit të kësaj partie, Hashim Thaçit, ka reaguar pasi Memli Krasniqi do të ulet në karrigen që babai i tij e zotëronte dikur.
“Urime Kryetar @memlikrasniqi”, ka shkruar ai, krahas një fotografie të publikuar me të dhe me babanë e tij.
Memli Krasniqi është zgjedhur sot Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, me votim të hapur. Ai ka qenë kandidati i vetëm për këtë pozitë.
Krasniqi ka marrë besimin e shumicës së delegatëve për të udhëhequr me PDK’në për katër vitet e ardhshme. Kundër kanë votuar shtatë delegatë./arbresh.info/

Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...