Policia e Ferizajt gjobit qytetaren për tejkalim në vijë të plotë

14:43 | 3 Korrik 2021
Arditë Shkodra

Policia e Kosovës po vazhdon të operimin e saj nëpër rrugët e vendit tonë.

Policia e Ferizajt ka gjobitur një qytetare e cila kishte shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë, transmeton arbresh.info

Njoftimi i plotë:

Gjobitet një qytetare për tejkalim në vijë  të  plotë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin,  e cila me automjetin e  të udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në  vijë  të  plotë , ne një rrugë të qytetit të Ferizajt .Kjo informatë,  me foto u dërgua nga një qytetarë në adresën e policisë.

Policia, e ftoi qytetaren G.B (F/SH/K) 44 vjeçare, në Njësinë  Rajonale të  Komunikacionit Rrugor të Ferizajt dhe ajo, në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast,  që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor./arbresh.info/

Të ngjashme