Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic, kritikoi vendimin e arbitrit anglez Michael Oliver për të ndëshkuar me karton të kuq ndërhyrjen e Remo Freuler ndaj Gerard Morenos.
Sipas tij, Oliver nuk do ta kishte nxjerrë kurrë kartonin e kuq nëse kjo do të ishte një ndeshje e Premier League.
“Një karton i kuq i tillë të kushtëzon ndeshjen. Ishte vendim i ashpër. Në Angli, ndoshta jepet faull, por kurrë nuk ndëshkohet me karton të kuq ajo ndërhyrje. Lojtarët e mi janë heronjtë e sotëm, meritonin gjysmëfinalen. Lodhja ndikoi në serinë e penalltive”, deklaroi Petkovic.
“Të gjithë futbollistët janë heronj, është i jashtëzakonshëm fakti që ndeshja përfundoi me penallti. Të gjithë ishin të lodhur dhe i humbën penalltitë. Nuk u vë faj fare”, shtoi trajneri i Zvicrës.
Kalon në parim projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasu...
Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit përkohësisht
Sveçla: MPB përmbyll tremujor të suksesshëm me progres në re...
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare
OKB: Mesatarisht 47 gra dhe vajza vriten çdo ditë gjatë luft...
Vjosa Osmani falënderon presidentin Erdogan për ftesën në Fo...