Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, njofton se kuvendi për zgjedhjen e Kryetarit të Bordit dhe Anëtarëve të Bordit të AGK-së, do të mbahet më 19 korrik 2021.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ju bënë thirrje të gjithë kandidatëve për kryetar të bordit që kandidaturat e tyre t’i dërgojnë në e-mailin zyrtar të AGK-së: [email protected], më së voni deri më 17 korrik.
“Konsiderojmë se dërgimi i emrave nga kandidatët për pozitën e kryetarit/kryetares së bordit do të ndikonte në një proces zgjedhor më të shpejtë, më transparent dhe më demokratik. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës inkurajon si dhe mirëpret kandidimin e çdo gazetari/gazetareje që ka vullnet, vizion dhe përkushtim për të punuar dhe kontribuar në të mirë të organizatës dhe komunitetit të gazetarëve”, thuhet në njoftim.
AGK u bën thirrje të gjithë redaktorëve, gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve për të marrë pjesë në kuvendin zgjedhor, ku dhe do të zgjidhen strukturat e reja drejtuese të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.
Ndërkaq, AGK thekson se për vendin dhe orën e mbajtjes së zgjedhjeve do të njoftoheni në kohë.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...
Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Japoni, lëshohen paralajmërim...
Vëllaznimi mbetet pa lojtarin kryesor Marques Warrick