Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot nga ora 10:00 , realizoi projektin ‘’Vera është e bukur , por…kujdes’’, ku në prani të medieve lokale, u shpërndanë disa fletushka sensibilizuese me disa porosi: parandalimin e vjedhjes nga vetura, kujdesi për veturën, kujdesi ndaj çantës, parandalimin e aksidenteve ne komunikacion, mos përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , mos përdorimi i Facebook-ut gjatë ngasjes , kujdesin ndaj zjarreve, festo pa armë , sjellja e qytetarëve në dasma e ahengje të ndryshme etj, transmeton arbresh.info/
Qëllimi i kësaj fushate ishte sensibilizimi i qytetarëve, me synim parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve në komunikacion.
Aktiviteti u mbajt në rrugën ‘Ahmet Kaçiku ‘’, afër qendrës ‘’Village & Shoping ‘’ në Ferizaj. Kësisoj, për disa ditë , do të shpërndahen fletushka edhe në komunat tjera të Ferizajt.
Tani, që pritet të kemi më shumë qarkullim të shtuar të automjete në rrugë, aktiviteti i policisë, pas fushatës sensibilizuese do të vazhdojë me masa të shtuara të policisë , me masa ndëshkuese deri ne fund të shtatorit.
Ishte, kjo edhe një përpjekje e policisë, që të zgjojnë vëmendjen e qytetarëve që të shtojnë kujdesin e tyre, ndaj dukurive negative, që po e përcjellin shoqërinë tonë./arbresh.info/

SHBA gati sanksionet e reja kundër Rusisë nëse Putin refuzon...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe mjegull
LDK thërret konferencë për media
Moti sot në Kosovë
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...