Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti dhe emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak thanë sot se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje që shërben pozitivisht për rajonin dhe t’u jep fund raporteve të ftohta mes Prishtinës dhe Beogradit.
Një model si Marrëveshja e Ohrit dhe e Prespës gjithnjë mund të ishte frytdhënëse dhe palët e involvuara në dialog duhet ta marrin këtë shumë seriozisht, me qëllim që t’i japin një epilog përfundimtar procesit, thanë Ahmeti dhe Lajçak në takimin e mbajtur në margjinat e Forumit të Prespës për Dialog që po zhvillohet në Ohër.
Ahmeti dhe Lajçak kanë diskutuar edhe mbi kontestin me Bullgarinë, si pengesë për Maqedoninë Veriore në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe sfidë e cila duhet kapërcyer që qytetarët mos mbesin peng i politikave nacionaliste që mund të hapen nga parti të caktuara në vendet fqinje.
Me këtë rast, Ahmeti kërkoi ndihmë edhe nga BE dhe SHBA si faktor të rëndësishëm dhe miq të vendit e rajonit për të ndikuar në vendimet për të mos bllokuar aspiratat e Maqedonisë Veriore drejt rrugës së integrimit.
Reformat të cilat janë kusht për të hapur negociatat me BE si dhe çështje tjera të rëndësishme në vend ishin po ashtu temë e bisedës mes Ahmetit dhe Lajçak, njofton Zyra për informim e BDI-së./Alsat M/
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...