Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditur se caktimi i terminit për marrje të vaksinës kundër COVID-19 përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/) nga sot është i mundur edhe për:
· Zyrtarët publikë-dëshmia përmes ID;
· Zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit –dëshmia me ID;
· Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror-Dëshmia me ID;
· Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”-dëshmia me ID;
· Zyrtarët doganorë-dëshmia me ID;
· Gazetarët-dëshmia që i përkasin kësaj kategorie;
· Gastronomia-dëshmi kontrata e punës
Ndërkohë, vazhdon caktimi i termineve edhe për kategoritë që më herët janë përfshirë në vaksinim kundër COVID-19 si:
· Qytetarët mbi moshën 55 vjeçare;
· Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe;
· Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit;
· Qytetarët të cilëve u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).
Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket. /arbresh.info/
Rama publikon pamjet: Transformimi i Spitalit Onkologjik vaz...
Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit
Autobusi me 40 student bie në humnerë në Kolumbi, 16 të vdek...
“E kam vërejt që është ftohë”, Edi dhe Dolce drejt ndarjes?
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...