Shoferi i veturës së tipit “Golf 5” në Vlorë ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një dyqan të luleve.
Aksidenti u regjistrua pasditen e djeshme, dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë të biznesit përballë nga të cilat duket qartë se mjeti nga shpejtësia e tepërt nuk ka mundur të frenojë në kohë.
Në momentin kur ka dashur të marrë kthesën makina ka rrëshqitur duke përfunduar në biznesin aty pranë.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Ismail Qemali”. Drejtuesi i mjetit dhe shoqëruesi i tij janë larguar nga vendi i ngjarjes.
“Pashë makinën e futur në dyqan, erdhi ambulanca dhe policia. Ambulanca iku përsëri poshtë sepse nuk kishte njeri në makinë. Ishin dy persona dhe ikën me vrap. Ndodhi aksidenti, dolën nga makina dhe ikën me vrap,” tha një dëshmitare që pa aksidentin./OraNews/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...