Të paktën gjashtë persona humbën jetën pasi një anije trageti u fundos në ujërat e ngushticës së Balit.
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit të Balit, Gede Darmada, tha se viktimat janë katër gra dhe dy burra.
Deri më tani, të paktën 44 persona janë evakuuar në mënyrë të sigurt.
Darmada tha se anija ‘KMP Yunice’ mbante 53 persona, gjegjësisht 41 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 12 personash.
Ekipi i shpëtimit po përpiqet të gjejë viktimat e mbetura në zonën përreth vendit të fundosjes.
Siç raportohet, anija u fundos rreth orës 19:20 sipas kohës lokale derisa ishte gati të ankorojë në limanin ‘Gilimanuk’ në Bali.
Anija u nis nga Ketapang, Java Lindore, për në ‘Gilimanuk’, Bali, si dhe thuhet se u tërhoq nga rrymat dhe më pas u fundos./AA/
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...
Kusari-Lila: Rritja e çmimeve të naftës vjen nga tregu ndërk...