Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka paraqitur para deputetëve sfidat kryesore të këtij institucioni gjatë viti 2020
Radoniqi në Komisionin për Legjislacion e ka konsideruar sfidë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme komunale në dy komunat e Kosovës dhe ato të parakohshme, sepse sipas tij kjo ka qenë diçka e re andaj ka vështirësuar organizimin e zgjedhjeve.
“Për shkak të pandemisë viti 2020 ka qenë i vështirë edhe për KQZ-në si për përmbushjen e obligimeve ashtu edhe për organizimin e zgjedhjeve. Pra KQZ-ja është përballur me sfidën e zgjedhjeve më kohë pandemie në komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së veriut. Kjo ishte një sfidë që përballej për herë të parë”.
“Masat e ndërmarra nga KQZ-ja në zgjedhjet në ato dy komuna i kanë shërbyer si një vlerë edhe në organizmin e zgjedhjeve të parakohshme të shkurtit. Ky vit ka qenë sfidues në realizimin e planeve në kohët e paracaktuara. KQZ-ja në shumicën e kohës ka punuar me staf esencial”.
Poashtu Radoniqi u ka kërkuar përshpejtimin e procesit të reformës zgjedhore.
“Sfidë mbeten mosndryshimi i Ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale. Konsiderojmë që Kuvendi duhet të përmbyll procesin e reformës zgjedhore. Mosintergirmi i sistemit të adresave që po ndikon në saktësinë e votuesve”, ka shtuar ai.
Kurse deputeti i LVV-së, Arban Abrashi ka uruar Radoniqin dhe ka thënë se shpreson që ai do të udhëheq me këtë institucion me paanshmëri.
“Ka pas shumë vendime që e kanë lënduar procesin demokratik të vendit tonë, shpresoj që ju do ta siguroni një paanshmëri në vendimmarrje”, është shprehur ai.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka përmendura edhe njëherë vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga kryesimi i KQZ-së. Ajo e ka quajtura të paprecedentë këtë vendim, raporton EO.
Poashtu Deliu Kodra është shprehur e shqetësuar për mos emërimin e një anëtari të dytë nga PDK-ja në KQZ, ku sipas saj ky vend po tentohet t’i lihet një kandidateje për deputete nga Lista “Guxo”.
“Them atë që e kemi thënë si PDK duhet të ndalemi në disa pika të cilat me i kemi adresuar shqetësimet tona. Them që e kam lexuar raportin dhe e vlerësoj punën dhe i kuptoj sfidat që janë përballur gjatë pandemisë”.
“E para ka të bëjë me veprimet e presidentiës Osmani qe po bën shkelje të Kushtetutës duke mos e zbatuar atë për emërimin e një anëtari të dytë të PDK-së dhe për partinë VAKAT një anëtar”.
“Ne konsiderojmë që po bëhet një shkelje tipike nga presidentja e vendit për faktin se kandidati i tretë që pritet të hyj në KQZ është një kandidatë e Listës Guxo. Është e paprecedent mënyra se si Osmani ka shkarkuar një zonjë që ka respektuar ligjet e Kosovës”.
Deputeti tjetër i kësaj partie, Hajdar Beqa ka thënë se Kosova ka nevojë për një refomë zgjedhore, por jo që një gjë e tillë të bëhet me nguti.
SHBA vendos sanksione të reja ndaj familjes së Presidentit v...
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, vend...
Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Sindikata e Re e KEK-ut proteston sot para korporatës
Policia dhe Ambasada Amerikane zhvillojnë sot ushtrim të për...
Parashikimi i motit për sot