Fytyrë tërheqëse apo një trup seksi është pyetja që shumë meshkuj nuk i kanë dhënë një përgjigje në lidhje me partneren e tyre.
Është cilësuar si një proces interesant psikologjik të cilin studiuesit amerikanë dëshironin ta shikonin nga afër, kështu që ata shpikën një studim i cili analizoi se si njerëzit vendosin një karakteristikë të partnerit.
Ajo që u zbulua rreth burrave ishte interesante. Atyre iu dha shansi për të modeluar partneren e tyre perfekte për një lidhje afatgjatë.
Shumica dërrmuese zgjodhi një fytyrë tërheqëse me një trup gjithashtu tërheqës. Nuk është për t’u habitur, burrat që krijuan partneren e tyre për një lidhje afatshkurtër zgjodhën një trup seksi me një fytyrë tërheqëse.
Në studim ishin 250 pjesëmarrës meshkuj të cilët kishin për detyrë të imagjinonin se ishin beqarë dhe të krijonin partneren e tyre ideale.
Secili vullnetar u prezantua me një listë të tipareve fizike, gjysma e të cilave ishte e fytyrës (sytë, hunda, flokët, ngjyra e lëkurës, buzëqeshja) dhe gjysma tjetër e lidhur me trupin (gjatësia, muskujt, madhësia e gjoksit, madhësia e belit, madhësia e vitheve) .
Më pas, pjesëmarrësve iu kërkua që të jepnin secilën prej këtyre tipareve një vlerësim nga 0 në 10 në varësi të asaj që vlerësonin më shumë.
Dhënia e një rezultati të plotë prej 10 pikësh për çdo tipar, ishte e pamundur pasi kishte vetëm pikë të kufizuara në dispozicion për secilin pjesëmarrës.
Pavarësisht nëse është një marrëdhënie afatshkurtër apo afatgjatë, vullnetarët meshkuj i jepnin përparësi një fytyre tërheqëse mbi një trup tërheqës. Skenari i vetëm në të cilin trupi triumfoi mbi fytyrën, ishte kur pjesëmarrësve meshkuj u ishte caktuar një buxhet më i vogël pikësh dhe iu kërkua të krijonin partneren perfekte për një periudhë afatshkurtër.
Me fjalë të tjera, burrat me më shumë pikë zgjodhën një fytyrë tërheqëse edhe për marrëdhëniet afatshkurtra.
Sipas studiuesve, burrat preferojnë një femër tërheqëse për marrëdhëniet afatgjata. /tch/
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes