Moti i nxehtë do të jetë në Kosovë edhe në pesë ditët e ardhshme.
Sipas IHMK-së, temperaturat e larta do të jenë deri të premten ku do të ketë ndryshim të përkohshëm të motit.
Minimalet do të sillen nga 15-18 gradë Celsius kurse maksimalet nga 31-37 gradë.
“Situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vijoj edhe për gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme. Kjo gjendje meteorologjike do të vazhdoj edhe gjatë dekadës së parë të muajit korrik. Të premten parashihet të ketë ulje të përkohshme në fushat barike por edhe në ato termike dhe për pasojë pritet ndryshim i përkohshëm i motit, i cili parashihet të shoqërohet me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari