Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim ditën e sotme në Fier, pasi akuzohen se kishin ngritur një strukturë për prodhimin e kriptovalutave.
Në kuadër të operacionit ‘Fabrika’, policia ka vënë nën pranga Fabjo Braçaj, ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, shtetasin Fatjon Koçin dhe ka proceduar penalisht një 61-vjeçar.
Policia e Shtetit arriti në ‘gjurmët’ e grupit që siguronin shuma parash duke shmangur procedurat ligjore në lidhje me detyrimet ndaj shtetit si dhe vidhnin energjinë elektrike për të montuar pajisjet.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 11 pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave, pajisje të telefonisë celulare, pajisje ndihmëse elektronike etj./Top Channel/
Muriqi shpallet lojtari i muajit në La Liga
Elezi: Sot përmbyllet rinumërimi, rezultatet përfundimtare s...
Ushtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”
Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut
OVL UÇK-ja nis mobilizimin e degëve, për protestën e 17 shku...
KFOR-i gjerman patrullon në veri