Padinë në GJND ndaj Serbisë për gjenocid gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/99 që Qeveria “Kurti 2” e ka parlajmëruar qysh nga muaji shkurt i këtij viti, po e sheh si betejë të humbur deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti.
Ai e ka quajtur absurde idenë që kjo lloj padie të ngritet nga Shqipëria. Sipas tij, një veprim i tillë do t’ia prishte atyre proceset për integrime.
“A thanë që do ta padisim Serbinë për krime lufte, për gjenocid? A ka absurditet më të madh se me thënë Shqipëria duhet ta padisë për gjenocid? Ti po don me fut Shqipërinë në këtë valle, po mendon që hynë Shqipëria me prish procesin e saj për integrime, me u fut me marrë përsipër këtë çështje?”, deklaroi ndër të tjera ai në ATV.
Haliti u tregua i prerë në përgjigje kur u pyet rreth asaj se sa janë gjasat që Kosova ta fitojë këtë betejë me Serbinë.
“Po s’mujmë me e fitu, s’mund ta fitojmë sepse ne s’jemi anëtarë të OKB-së, së pari nuk kemi të drejtë me padit. Ne po mendojmë me bisedu me Serbinë, edhe me padit për gjenocid, është problem”, deklaroi tutje ai.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...