Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se shtatë persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, nga 1 mijë e 224 sa janë testuar.
Raste të vdekjes nuk janë regjistruar, derisa janë shëruar 12 qytetarë.
“Nga 1.224 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.292. Në total numri i rasteve aktive është 166”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Laporta dorëzon mbi 8 mijë nënshkrime dhe premton epokë të r...
SHBA-ja lëshon alarmin e sigurisë, paralajmëron qytetarët e ...
Hamza: Po që se do vinte një kandidat i familjes Jashari, 22...
Sulmi ndaj gazetarit Pacolli, Prokuroria: Po zhvillohen heti...
Dy të rinj nga Mitrovica humbin jetën në Itali, Peci ngushël...
Godet Ylli, transferon Donatas Sabeckis