Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar, Slloveninë në 30 vjetorin e saj të Pavarësisë, shkruan arbresh.info.
Tutje Kurti kujton shkëputjen e Sllovenisë nga Jugosllavia si shteti i parë, e pikërisht pas saj Armata Jugosllave nisën sulmet ushtarake mbi të për filluar kështu edhe lufta për pavarësimin e vendit që zgjati 10 ditë.
Kurti në fund fare i uron edhe në gjuhen sllovene.
Këtë urim Kurti e bëri përmes faqës së tij në facebook.
Postimi i plotë:
25 qershori shënon ditën e shtetësisë së Sllovenisë, vendit tonë mik që u shkëput e para nga Jugosllavia. Ky vit është jubilar sepse shënohet përvjetori i tridhjetë i pavarësimit të vendit. Në 25 qershor të vitit 1991 me Deklaratën e Pavarësisë dhe Kartën Themelore Kushtetuese, Sllovenia edhe formalisht u shpall Republikë e pavarur teksa vetëm dy ditë më pas Armata Jugosllave nisën sulmet ushtarake mbi të për filluar kështu edhe lufta për pavarësimin e vendit që zgjati 10 ditë. Populli dhe shteti slloven ishin të vendosur në ecjen e tyre drejt shkëputjes nga ish Jugosllavia. Në anën tjetër, akti i 25 qershorit 1991 është pandashëm i lidhur me referendumin e 23 dhjetorit 1990 në të cilin afro 90% e popullit slloven votuan që Sllovenia të bëhet shtet sovran dhe i pavarur.
Në këtë ditë feste për Slloveninë kujtojmë jo vetëm raportet historikisht të mira ndërmjet dy vendeve e popujve tanë, por edhe shembullin që kemi marrë gjithnjë nga ta për kulturën e punës dhe zhvillimin socio-ekonomik të vendit. Sllovenia paraqet model suksesi jo vetëm në Evropë, por edhe më gjerë, për jetën e zhvilluar sociale që shkon krahas me zhvillimin ekonomik.
Në 30 vjetorin e Pavarësisë, urojmë sllovenët, shtetin dhe udhëheqësit e tyre:
Vse najboljše, Slovenija!
#Slovenija30
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...