Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se sipas ligjit një zyrtar i lartë nuk mund të jetë anëtar i më shumë se një organi drejtues të institucioneve të tjera publike.
Sot, Gjyqari, Albert Zogaj është zgjedhur kryesuesi i KGJK-së(Këshillit Gjyqësor të Kosovës) dhe i njëjti është edhe kryetar i Komisionit të Provimit të Jurisprudencës.
Miftaraj ka shkruar se kur VV-ja ishte në opozitë ka kërkuar të zbatohet Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, kur tash në pushtet nuk po kërkon që të ndalet praktika e shkeljes së këtij ligji.
“Kur VV ishte në opozitë bashkë kërkonim mu zbatu Ligji për Parandalim të Konfliktit të Interesit. Sa zhurmën e kemi ba bashkë, bile edhe protesta more janë organizu, sa akuza e fjale të rënda janë folë ne Kuvendin e Kosovës. Vakt, o vakt. Prej se erdh VV në pushtet kemi mbet vetëm ne me kërku mu ndal praktika e shkeljes së ligjit. Kemi mbet jetima. Mbase kemi mbet jetima, po qëndrimet si kemi ndryshu, e as nuk kemi me i ndryshu”, ka thënë Miftaraj./arbresh.info/
“Pirati dëshiron të bëjë histori” – Mallor...
Digjet një punëtori dhe një objekt ndihmës në Mushtisht
80 vjeçari i zhdukur: Ende asnjë gjurmë nga Alush Kastrati
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Iranit
Atletico Madrid me ‘një këmbë’ në çerekfinale, t...
Inflacioni në Kosovë shkon në 6% në krahasim me një vit më p...