Edhe pse El Chapo mund të jetë në burg përjetë, por anëtarët e Kartelit të Sinaloas, që dikur drejtohej prej tij, vijojnë luftën e përgjakshme për territor dhe kontrollin e rrugëve të trafikut të drogës në Meksikë.
Më 19 qershor, mediat meksikane raportuan për 3 trupa gjysmë të zhveshur dhe me kokën e mbuluar, të varur në Fresnillo. Autoritetet besojnë se ata janë pjesëtarë të Kartelit të Sinaloas, pasi u ranë në dorë pamje filmike ku ata dukeshin teksa merrnin në pyetje pjesëtarë të Kartelit Jalisco Nueva Generacion.
Kjo organizatë, e drejtuar nga Nemesio “El Mencho” Oseguera Cervantes, ka shtrirë kontrollin në 35 shtete të Meksikës dhe në Puerto Rico.
Policia tha se te secili trup ishte lënë nga një mesazh. Njëri ishte varur prej këmbëve, ndërsa dy të tjerët nga koka. Të paktën njëri prej tyre ishe i mitur.
Lufta e dhunshme e bandave shpërtheu tetorin e vitit të kaluar, kur kreu i Kartelit të Sinaloas, Ismael “El Mayo” Zambada, u zotua se do të merrte nën kontroll të gjithë territorin, të cilin e pretendon edhe Jalisco.
Ai mori drejtimin e organizatës pasi El Chapo u dënua përfundimisht, por ndihmohet edhe nga djemtë e trafikantit famëkeq.
Kulmi i përleshjeve të përgjakshme u arrit në janar, kur 250 persona janë masakruar brenda një muaji, ndërsa në Meksikën perëndimore, vitin e kaluar humbën jetën 2938 persona për shkak të konflikteve mes bandave.
OEK i kërkon BE-së të heqë masat kufizuese dhe të hapë rrugë...
“Nuk kemi garanci”, Syla thirrje ish-luftëtarëve të mos marr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që u gjet i vdeku...
Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa L...
Faton Peci betohet si kryetar i Mitrovicës së Jugut
5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos...