Italia do ta mbështesë Kosovën pa rezervë në rrugën e integrimit evropian, sundimin e ligjit, shtetndërtimin demokratik dhe rrugën e integrimit evropian, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio në takimin me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Në takimin e mbajtur në godinën qeveritare ishin të pranishëm edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njëherësh zëvendëskryeminstre, Donika Gërvalla, ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Di Maio për vizitën dhe për përkrahjen që Italia i ka dhënë Kosovës që nga paslufta. Ai u shpreh mirënjohës për ndihmën me vaksina kundër COVID-19 në kuadër të programit COVAX dhe i kërkoi që Italia ta përfshijë Kosovën në listën e vendeve të sigurta për udhëtim.
Kryeministri Kurti foli për programin qeveritar, reformat e nisura në drejtësi, procesin e vettingut dhe luftën kundër krimit e korrupsionit. Ai tha se dy shtetet duhet të intensifikojnë bashkëpunimin bilateral në shumë fusha. Duke pasur parasysh pozitën e përshtatshme gjeografike të Kosovës, kryeministri Kurti ftoi kompanitë italiane që të zgjerojnë investimet nga Shqipëria në Kosovë.
Ministri i jashtëm italian Di Maio e uroi kryeministrin Kurti për rezultatin e lartë zgjedhor që, siç tha ai, tregon për një qeveri të fortë dhe stabile që mund të realizojë ndryshimin. Ai tha se reformat që ka nisur Kosova, sidomos në luftën kundër krimit dhe korrupsionit janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Në takim u diskutua edhe për takimin e 15 qershorit në Bruksel dhe procesin e ri të dialogut që, sipas bashkëbiseduesve, duhet të përmbyllet me njohjen e ndërsjellë.
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...