Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova dëshiron të mësojë e zbatojë respektin për punën që ka Italia.
Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke bërë reforma dhe për të krijuar kushte për investime të jashtme, përfshirë edhe kompanitë italiane.
Kryeministri në fjalimin e tij në Kuvend, para adresimit të ministrit të Jashtëm të Italisë, ka thënë se vlerëson qëndrimin e Italisë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen së bashku në BE.
“Synimi ynë është që Kosovë është një vend që përmes punës të krijomë vlera demokratike”
“Vlerësoj shumë qëndrimin e juaj të prerë që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të integrohen së bashku në BE. Presim që BE-ja të mbaj fjalën për liberalizmin e vizave”, tha Kurti, raporton arbresh.info.
Ai ka folur edhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ka thënë se janë të gatshëm për dialog dhe arritjen e një marrëveshje, por ai duhet të jetë njohja e Kosovës.
“ Ne do të jemi vazhdimisht të hapur për takime e dialog me synim të marrëveshjes për gjetjen e këtij problemi, por zgjidhja e vetme mund të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës, që është bërë nga shumë shtete përfshirë edhe Italinë”, tha Kurti./arbresh.info/
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...