Ministria e Shëndetësisë ka pranuar pajisjet mjekësore të dhuruara nga Qeveria Japoneze për ndërtimin e kapaciteteve kundër COVID-19.
Pajisje mjekësore në vlerën prej 810,000 Euro u dhuruan sot nga Qeveria e Japonisë, në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve spitalore në funksion të rritjes së kapaciteteve dhe shërbimeve shëndetësore për përballimin e pandemisë.
Me arritjen e këtyre pajisjeve është implementuar plotësisht marrëveshja për dhënien e pajisjeve, e nënshkruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Japonisë.
Në ceremoninë e organizuar në ambientet e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës ishin të pranishëm Ministri i Shëndetësisë, Arben VITIA dhe I ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori OGASAWARA.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia shprehu mirënjohen e tij për të gjithë ata që na kanë qëndruar pranë, siç është populli japonez dhe qeveria e Japonisë.
Në përpjekjet tona përgjatë këtyre 15 muajve, ja kemi dalur t’i përgjigjemi situatës falë angazhimit të mjekëve dhe infermierëve, të cilët nuk u dorëzuan, në shërbim të shëndetit publik.
Z. Mitsunori OGASAWARA theksoi se Japonia ka qëndruar përkrah Kosovës gjatë gjithë kohës së vështirë të COVID-19 dhe do të qëndrojë e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në forcimin e sektorit të saj shëndetësor.
Nga mbështetja e Japonisë janë dhuruar 7 monitorë shtrati, 3 Termografë, 2 aparate me ultratinguj dhe 1 radiografi mobile.
Pajisjet do të shpërndahen nga sot, kryesisht në spitalet e përgjithshme, si dhe klinikat e ShSKUK-së. /arbresh.info/
Kreu i ‘Dardanëve’ zbulon vendin ku takohen tifo...
Ky është Bejtullah Isufi, dyshohet se u dogj duke djegur mbe...
Ishte vetëm 16 vjeç kur u zhduk, rivarroset në Krushë të Vog...
KFOR-i kryen inspektim të sigurisë në minierën e Trepçës
Zyrtarët amerikanë: Pentagoni po përgatitet për ‘sulmin përf...
Operacioni antidrogë “Delivery”, Prokuroria jep detaje: U nd...